Cech konfirmon interesimin e Napolit, por ndihet i lumtur te Arsenali

E publikuar: 30/06/2018 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri i Arsenalit, Petr Cech konfirmoi se Napoli u përpoq ta nënshkruante me atë këtë verë, por theksoi se e ardhmja e tij është në Arsenal.

Me Pepe Reina dhe Luigi Sepe të larguar, Napolit i duhet të sjellë dy portierë të rinj në skuadër.

Kështu, klubi italian fillimisht po synonte një figurë me përvojë dhe një opsion tjetër më të ri.

Njëri nga opsionet kryesore ishte portieri çek i Arsenalit, Cech, por ai ka thënë se e ardhmja e tij është në Emirates.

Petr Cech (Getty Images)

“Kishte interesim nga Napoli, është e vërtetë, por e ardhmja ime është në Arsenal”, ka thënë fillimisht 36-vjeçari Cech.

“Unë nuk jam duke menduar për ndonjë ndryshim të klubit”.

“Tani jemi në garë tre portier për portën e Arsenalit, por unë jam gati”, përfundoi çeku.

Arsenali nënshkroi me një nga pretendentët e mëparshëm të Napolit, Bernd Leno, nga Bayer Leverkusen. /Telegrafi/