Çdo vendim për Bitcoin duhet të ketë karakter global thotë banka qendrore Gjermane

E publikuar: 16/01/2018 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përpjekje për rregullimin e monedhave kriptografike si Bitcoin duhet të bëhet në rang global duke qenë se ligjet rajonale dhe kombëtare janë të pafuqishme për të imponuar një ndalim në një komunitet global virtual tha drejtori i bankës qendrore Gjermane të hënën.

Autoritetet kombëtare në mbarë globin e në veçanti në Azi janë përpjekur ti vënë frerë boom-it global të bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike.

Megjithatë Joachim Wuermeling beson se këto përpjekje janë të pafuqishme për tu përballur me një fenomen global.

“Rregullimi efektiv i monedhave virtuale mund të arrihet vetëm me një bashkëpunim dhe kooperim global sepse fuqia e shteteve është e limituar,” tha Ai gjatë një aktiviteti në Frankfurt.

Kina është një provë e qartë se përpjekjet e lokalizuara dhe të izoluara nuk funksionojnë. Ata ndaluan ICO-të vitin e kaluar por aktiviteti ka vijuar përmes kanaleve alternative.

Koreja Jugut gjithashtu ka shprehur nevojën e rregullimit të tregut deri në ndalimin e tregtimit të monedhave virtuale.

Bashkimi Evropian shprehej se duheshin masa për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit përmes bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike. /PCWorld Albanian