Çdo i 18-ti person i prekur nga COVID-19 ka vdekur

E publikuar: 19/06/2020 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në publikimin e raportit të të infektuarve në Kosovë ndër të tjera ka bërë edhe një publikim interesant, shkruan Zëri.

Duke u bazuar në të dhënat e Worldometers, del se deri më tani për shkak të pandemisë COVID-19, kanë gjetur vdekjen afër gjysmë milioni njerëz.

“Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.680.002 raste të COVID-19 dhe 458.852 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.

Nëse krahasohet numri i të infektuarve me ata që kanë humbur jetën del se çdo i 18-ti i infektuar ka ndërruar jetë./Zëri/