Cavs pësojnë humbjen e dytë, Celtics mposhtet kundër Bucks – Wizards triumfon ndaj Raptors

E publikuar: 21/04/2018 08:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar tre ndeshje të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers kanë pësuar edhe humbjen e dytë në fazën e “Play-Off”.

Kalorësit janë mposhtur nga skuadra e Indiana Pacers me rezultat të ngushtë 92-90.

Dy çerekët e parë u takuan Clevelandit dhe u krijua përshtypja se do të vinin te fitorja e dytë, por që kështu nuk menduan në periudhat vijuese paqësorët.

Basketbollisti më efikas te Cavs ishte i zakonshmi LeBron James me “double-double” prej 28 pikëve dhe 12 kërcimeve ndërsa Kevin Love shtoi 19 pikë, por të cilat nuk e ndihmuan skuadrën që të triumfojë.

Bojan Bogdanovic ishte më efikasi te Pacers me 30 pikë, i cili u ndihmua nga Victor Oladipo me 18 sosh.

Theksojmë se Indiana në këtë seri të ballafaqimeve me Cavs ka dy fitore dhe vetëm një humbje.

Në anën tjetër, edhe Washtington Wizards pas fitores së sotme 122-103 kundër Toronto Raptors ka bilanc prej dy fitoreve dhe një humbje.

Milwaukee Bucks ka arritur të marr fitoren e parë kundrejt dy humbjeve që ka në serinë e takimeve me Boston Celtics. Bucksat në takimin e sotëm kanë triumfuar me rezultat 116-92. /Telegrafi/