Cavani në histori të LK-së, PSG shkon në pushim me epërsi të Anderlecht (Video)

E publikuar: 18/10/2017 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint Germaini ka shkuar në pushim të pjesë së parë me epërsi 0-2 ndaj Anderlechtit.

Goli i epërsisë erdhi nga Kylian Mbappe në minutën e tretë pas asistimit nga Marco Verratti.

Edison Cavani shënoi golin e qetësisë në minutën e 44-të.

Me këtë rast uruguaiani bëhet lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon në shtatë ndeshje radhazi. /Telegrafi/