Cavani, Mister 100 golëshi me PSG

E publikuar: 01/12/2016 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edinson Cavani arrin kuotën e 100 golave. Psg është në dorë të “El Matador” i cili në takimin kundër Angers, arriti të realizonte golin e tij të 100 me fanellën e parizienëve. Urugajiani ia dedikoi golin, viktimave të klubit brazilian Chapecoense, të cilët humbën jetën në një aksident ajror, duke veshur një bluzë me mbishkrimin “Forca Chapecoense”. Sulmuesi është duke kaluar një moment shumë të mirë duke tejkaluar të gjitha parashikimet e bera për të. Sezoni më i mirë i Cavanit është ai i vitit 20012-2013 gjatë kohës kur luantë për skuadrën e Napolit me 38 rrjeta të realizuara. Sidoqoftë rekordet janë bërë për tu thyer dhe 29-vjecari duket se është në rrugën e duhur për të zhvilluar një vit futbollistik me ritme shumë të larta. Goli kundër Angers, e con “El Matador” momentalisht në kuotën e 19 golave në të gjitha kompeticionet në këtë sezon dhe premisat janë që kjo shifër të rritet. Trajneri i kampionëve të francës Unai Emery nuk ka aspak dyshime për cilësitë e bomberit uruguain, madje ai është i gatshëm të vendosë bast se ky do të jetë sezoni më i mirë në karrierë për Edinson Cavanin. Urugajani për herë të parë që nga momenti kur ai u transferua tek Parisi, po luan futboll pa qënë nën hijen e Zlatan Ibrahimovic, por edhe pse suedezi nuk luan më për parizienët, golat e tij kanë lënë gjurmë. 156 është numri i rrjetave të realizuara në katër sezone që ai luajti për Psg, por ky fakt nuk e shqetëson aspak Cavanin i cili ka deklaruar se detyra e tij është të punojë fort për skuadrën, për arritjen e objektivave sezonalë.