Cavani – Man UTD, operacioni drejt mbylljes

E publikuar: 03/10/2020 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United raportohet se ka arritur marrëveshje me Edinson Cavanin për një kontratë dy vjeçare dhe sulmuesi nga Uruguaji pritet të udhëtojë sonte drejt Anglisë dhe nesër t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore.

Ishte një merkato e bllokuar për “Djajtë e Kuq” këtë verë pasi deri më tani vetëm Donny van de Beek ka zbarkuar në “Old Trafford” si përforcim i ri.

Jadon Sancho ishte kërkesa e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, por as ky operacion nuk u realizua për shkak të kërkesës së lartë të Borussia Dortmundit.

Tani, e gjithë vëmendja e United është rikthyer tek Edinson Cavani i cili ishte lidhur edhe me gjigantin e La Ligas Atletico Madrid.