Cavani: Kam një problem tek PSG…

E publikuar: 06/04/2015 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i PSG, Edinson Cavani ka thënë se ai ka një problem tek ekipi francez, por ai nuk është Zlatan Ibrahimovic.

Në fitoren 2:3 ndaj Marseilles, sulmuesi uruguajan u zëvëndësua në minutën e 59′ nga Lavezzi, teksa ai u pa i zemëruar nga zëvëndësimi. ”Unë nuk e di se nga kush ka lajme që nuk kam marrëdhënie të mira me Ibrahimovic”. ”Ne jemi futbollist që luajmë për të njëjtin ekip dhe respektojmë njëri-tjetrin. Dikush nuk mund të jetë mik me të gjithë”. ”Shqetësimi i vetëm për të cilin kam folur ndonjëherë është se unë duhej të luaja si sulmues bashkë me Ibran dhe nuk ka qenë gjithmonë kështu”. ”Nuk ka pasur ndonjë seri të gjatë që nuk kam shënuar në Ligue 1, por mund të ndodhë. Në Francë, njerëzit më gjykojnë mua si sulmues të vetëm, por unë nuk luaj në atë pozitë”. ”Por përveç kësaj, çdo gjë tjetër është e përkryer këtu”, përfundoi ai./veqsport.com/