Çaushi: Ne shesh deri ne doreheqjen e Qeverise per me ndale diktaturen (Video)

E publikuar: 23/02/2016 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Perfundimisht mendojme se asht forme demokratike e perendimore, tha i ftuemi i pare ne Rrokum Roll Driton Çaushi, nënkryetari i Vetëvendosjes.

Tue thanë se asht ndërtue nji mini qytet ne shesh,  Çaushi tha se opozita ka perkrahje shume te madhe nga qytetaret.

 

Madje ai tha se kete forme te Qeverise e kane kerkue edhe shume qytetare te vendit.

“Kemi pase nji pjesemarrje te qytetareve te Prishtines e te qyteteve tjera menjihere sa e kane kuptue veprimin e opozites”, tha Çaushi tue shtue se ka disa lloje te tendave ne shesh, ato per me flejt, ato ku qytetaret munden me marre informacione dhe ato ku kane me fole lideret e aktivistet e VV’s.

Ai shtoi se opozita pret numer te madh te qytetareve ne shesh.

Ndersa per zgjedhjen e Hashim Thaçit President, qysh tha ai ne institucionet pa legjiminitet, aushi tha se qytetaret nuk duhet me ndejte indiferent  “sidomos kur ne krye te vendit synon me ardh Thaçi qe asht sinonim i krimit te organizuem”.

Ai u shpreh i bindun se protesta e Qeverise ka me ndikue ne reflektimin e Qeverise, tue i kujtue deklaratat e zv/Kryeministrit Thaçi.

“Edhe ne kohen kur s’kam qene ne VV, Levizja ka pase presione nga policia, kuptohet jo si tash”, vleresoi Çaushi.

“Gjithe jemi te bindun dhe nuk kemi rruge tjeter perpos protestes per me parandalue krijimin e diktatures ne vend, qe shejat e para vecse ka fillue me i dhane”.

Simbas tij, qeveritaret tane i binden Serbise tue shkue ne Bruksel sa here qe ka deshire Vucic dhe nuk kane guxim me fole per temat qe Kosova duhet me i fole me Serbine, lidhun me luften e fundit ne Kosove.

Ai shtoi se Qeveria po e shkele opoziten veç per lakmine e tyne per me qene ne pushtet.