Çaushi: Koalicionet të lakmisë për pushtet, të mafiozëve dhe karrieristëve

E publikuar: 22/05/2017 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë se koalicionet PDK-AAK-Nimsa dhe LDK-AKR-Alternativa si koalicione që pretendojnë të drejtojnë shtetin fshehën listat me kandidatët për deputetë.

Sipas tij kjo tregon më së miri se ato koalicion nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve të vendit, duke i quajtur ato lakmitare për pushtet, mafiozëve dhe karrieristëve, transmeton Klan Kosova.

“Dy koalicione që pretendojnë të udhëheqin vendin për tre ditë me radhë mbajnë të fshehura listat e kandidatëve për deputetë”.

“Ky fakt i thjeshtë tregon më së miri se këto koalicione vetëm interesin e qytetarit nuk e përfaqësojnë”, ka thënë Çaushi.

“Koalicione të lakmisë për pushtet, të mafiozëve e karrieristëve”, ka thënë ai