Castillejo në fund, Villarelli surprizon Sociedadin

E publikuar: 19/02/2017 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Surprizon Villareali. Fitore in extremis, për nëndetsën e verdhë që falë një goli të Samu Castillejos, në sekondat e fundit mposhti 1-0, Real Sociedadin brenda në San Sebastian duke hequr mundësinë skuadrës baske për të ruajtur hapin e Atleticos së Madridit dhe për të shpresuar deri në fund të sezonit te një kualifikim i mundshëm në Champions League. Villareali vinte disi i lodhur në këtë sfidë pasi zbriste në fushë vetëm 55 orë pas ndeshjes ndaj Romës në Europa League, por kjo nuk ndikoi me skuadrën e trajnerit Fran Escriba që mori një fitore shumë të rëndësishme në Anoeta përsa i përket objektivave të Villarealit për të marrë pjesë në Kupat e Europës, sezonin e ardhshëm. Në pjesën e parë vendasit kishin një mundësi të mirë me Raul Navas në minutën e 3-t por nuk arritën të zhbllokonin shifrat. Në të 57-tën ishte rradha e Carlos Velës për të shpërdoruar një mundësi të mirë. Deri në fund skuadra e Eusebio Sacristan humbi shumë raste duke u ndëshkuar në të 94-tën nga goli i Samu Castillejos që i ardhur nga stoli, shfrytëzoi një krosim perfekt të Costës dhe me një goditje fluturimthi i dha 3 pikët, Villarealit që falë këtij suksesi u ngjit në kuotën e 39 pikëve, dy më pak se Sociedadi që mban vendin e 5-t.