Çastet e fundit të jetës së ariut polar, i uritur në një hapësirë pa akull (Video)

E publikuar: 10/12/2017 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Nicklen ka filmuar një ari polar në Baffin Island të Kanadasë, derisa ishte në gjendje shumë të rëndë, vetëm pak çaste para se të ngordhte.

Kafsha që jeton në zona të ftohta, shkumonte nga goja sepse për një kohe ndodhej në hapësirë pa asnjë copë akulli, ndërsa kishte uri shkaku i mungesës së ushqimit, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, ishte dobësuar në masë madhe dhe lëvizte me vështirësi duke u dridhur.

“Të gjithë po qanim, ariu ishte kthyer në skelet që lëvizte dhe vetëm prisnim t’i mbyllte sytë” ka thënë Nicklen lidhur me rastin.

Aktivisti që merret me të drejtave të kafshëve, ka thënë se është e ndaluar t’ju hidhet ushqim këtyre krijesave, ndërsa edhe sikur të bënte një gjë të tillë, nuk mund të shmangte më të keqen.

Rreth tremijë arinj polarë jetojnë në atë zonë, që si pasojë e ngrohjes globale pritet ta kenë të njëjtin fat. /Telegrafi/