Cassano: Juve si Bolti, mund të mbyllë kampionatin në muajin shkurt

E publikuar: 06/08/2018 03:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Antonio Cassano është një nga figurat më të njohura në futbollin italian.

Sulmuesi i shumë skuadrave të njohura është kthyer të flas për Serie A në sezonin e ri, ku ka treguar skuadrën favorite për titull.

“Janë skuadra si Interi, Roma e Lazio që janë forcuar, për dallim nga Napoli që ka larguar një shtyllë si Reina”.

“Pastaj Juve, që është diçka tjetër. Si Usain Bolt. Në kuptimin që e shikon pistën dhe dëshiron të fitojë, e bën goditjen dhe fiton”.

“Po të duan e mbyllin kampionatin në muajin shkurt dhe tani mund të mendojnë për Lige e Kampionëve”.

“Juve është tre apo katër vite para të tjerëve, ka një program komplet ndryshe. Çështje idesh, zgjedhjesh dhe qarkullimi”, ka thënë Cassano për Il Mattino.

Juve ka nënshkruar me shumë lojtarë cilësor në këtë afat kalimtar, por ardhja e Cristiano Ronaldos ka bërë diferencën me të tjerët. /Telegrafi/