Cassano: CR7 do të shënojë 40 gola, Juve e ka Scudetton deri më 2022

E publikuar: 11/08/2018 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Antonio Cassano është i bindur se Cristiano Ronaldo do të shënojë 40 gola dhe se Juventusi e ka vulosur Scudetton deri në vitin 2022.

Veterani ka qenë jashtë aksionit për tash e dy vjet, por nuk ka humbur shpresat për të luajtur në Serie A edhe një herë.

“Agjenti im ka folur me shumë klube dhe e falënderoj, por unë kam vënë kufizime në opsionet tona sepse nuk dua të jem larg nga familja ime”.

“Parma? Do të doja, shpresoj se do t’ia dal në kohë që të luaj kundër Cristiano Ronaldos”, u shpreh Cassano.

Dybala, Ronaldo dhe Costa (Foto: Twitter/JuventusFC)

Ndërkohë, Cassano beson se Juventusi ka bërë një transferim madhështor.

“Nuk ka nevojë të themi fare, Juventusi e ka të sigurtë Scudetton deri në vitin 2022. CR7 do të shënojë së paku nga 40 gola dhe unë e shoh vetëm Interin prapa Bianconerëve”.

“Juventusi bëri punë të madhe që e transferoi lojtarin e dytë më të mirë në botë. Natyrisht, sërish e konsideroj Messin më të mirin, pasi edhe e kam pagëzuar djalin me emrin e tij. Ronaldo do të shpaguajë Juven jo vetëm me gola, por edhe në aspektin ekonomik”.

“Unë e njoh mirë Real Madridin dhe Florentino Perezin, i tillë është ai klub. Kur erdhi koha, i hodhën përtej Ronaldon e vjetër dhe David Beckhamin, kështu që nuk kjam i befasuar me trajtimin e Cristianos”.

“CR7 është i bërë për Juven. Ai është special në aspektin fizik, pasi punon shumë dhe kurrë nuk largon këmbën nga gasi. Jam i sigurt se ai do të kalojë mirë me Allegrin, pasi Max është i jashtëzakonshëm kur punon me kampionë”.

“Por, kur e them këtë, nuk mendoj se Juve është favorit për Ligën e Kampionëve, pasi unë besoj se Barca është”, deklaroi Cassano. /Telegrafi/