‘Çartet’ e veja e Millosheviqit: Nuk ia shesë shtëpinë Qazimit

E publikuar: 11/03/2015 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas lajmit se biznesmeni kosovar, Qazim Osmani ia ka mësyrë viles së ish diktatorit Sllobodan Millosheviq, ka reaguar ashpër bashkëshortja e tij, Mira Markoviq.

Qazim Osmani i njohur si Felix-i, përmes ish ministrit Millutin Mërkonjiq, po tenton ta blejë vilën e Millosheviqit në Dedinje, e cila kushton rreth 4.2 milionë euro, raporton Indeksonline.

Pas lajmit, Mira Markoviq është çmendur fare. “Mira Markoviq nuk dëshiron as të dëgjojë për atë që biznesmeni kontrovers shqiptar, Qazim Osmani është i gatshëm ta blejë vilën, edhe pse për të ofron 3.5 milionë euro”, shkruan Kurir.

Osmani më herët ka deklaruar se nuk ka rëndësi se e kujt është shtëpia, për të e rëndësishme është se i ka pëlqyer ajo.