Carragher: Bale të largohet nga Reali dhe Ronaldo

E publikuar: 16/05/2015 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, i ka sugjeruar Gareth Bales që të largohet sa më shpejt nga La Liga, Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo.

Bale iu bashkua Realit për një shumë të madhe të hollash, teksa tash dëshiron që të largohet nga mbretërit, e këtë kërkesë e arsyeton edhe vet Carragher.

“Gareth Bale do të kishte statusin e një legjendari po që se do të luante diku tjetër. Vetëm për sezonin e parë atij i duhen dhënë kompensime”.

“Një gol definues në finalen e Ligës së Kampionëve? Një gol fantastik në finalen e Copa del Rey? Bale u nënvlerësua tepër te Reali”.

“Ndaj Juventusit e pash një lojtar të lodhur nga bashklojtaët dhe pa besim. Shkëlqimi që e ka bërë atë të madh nuk ekziston më tek ai”.

“Ai duhet që të kthehet në Ligën Premier këtë verë. Ai duhet që të fitojë, por me një skuadër tjetër ku nuk është Ronaldo i cili patjetër dëshiron të shënojë një gol për ndeshje”.

“Ronaldo nuk dëshiron që dikush ta ndalë atë dhe që diksuh tejtër të jetë i madhi”.

“Bale definitivsiht duhet që të largohet nga Reali”, përfundon Carragher.