Carolan do të zëvendësohet nga një vendës

E publikuar: 04/10/2016 07:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur procedura e zëvendësimit të Robert Carolanit me gjyqtar të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Institucionet vendëse dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë nuk kanë dhënë detaje më shumë, pos konfirmimit se zëvendësimi do të bëhet me një vendës dhe jo me gjyqtar ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.

Në fillim të muajit të shkuar, amerikani Carolan ka paraqitur dorëheqjen nga Kushtetuesja. Sebep për këtë është bërë një hetim që është duke e zhvilluar Bashkimi Evropian përkitazi me mënyrën se si ai është paguar nga EULEX-i dhe gatishmëria e autoriteteve ndërkombëtare për t’ia hequr atij imunitetin gjatë përballjes në një rast gjyqësor kundrejt Enver Hasanit, ish-kryetar i së njëjtës gjykatë.

Meqë është ndërkombëtari i parë që largohet nga gjykata prej formimit të saj, rreth shtatë vjet më parë, ishin krijuar edhe dilemat se si duhet proceduar me zëvendësimin.

Por, në Zyrën e BE-së kanë qenë të qartë.