Cardiff: Nantes na kanë kërcënuar me padi për pagesën e Salas

E publikuar: 12/02/2019 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Cardiff Cityt, Mehmet Dalman, e ka konfirmuar se klubi i Nantes e ka kërcënuar me padi nëse nuk paguajnë për transferimin e Emiliano Sala, tashmë i vdekur.

Sala ishte rrugës për në klubi e ri të Cardiffit, ku kishte kaluar nga klubi i Ligue 1. Aeroplani i tipit Piper Malibu u rrëzuan në det ku me sulmuesin në bord ishte edhe piloti David Ibbotson.

Lojtari u gjend të fillim të kësaj jave dhe u konfirmuar i vdekur nga autoritetit.

Sala . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Raportimet për pagesën filluan nga Franca të mërkurën e kaluar ku shkruante se Nantes kërkon këstin e parë të 15 milionë eurove që Cardiff kishte pranuar të paguante për argjentinasin.

Drejtori Dalman e ka konfirmuar këtë për BBC.

“Ata i kanë kërkuar paratë që besojnë se iu takojnë atyre dhe ekziston një proces të cilin ata e kanë iniciuar”.

Lule për Emiliano Sala . (Photo by Warren Little/Getty Images)

“Ajo që ne po themi është se ne nuk jemi dakord me atë proces, duke pasur parasysh ngjarjet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur dhe rrethanat tragjike. Ne nuk po bëjmë asnjë deklaratë pozitive apo negative”.

“Ne thjesht po themi, ju lutem kuptoni se ka shumë pyetje të cilat duhet përgjigje dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi ta bëjmë”.

Një fans . (Photo by Warren Little/Getty Images)

Dalman premton se Cardiff City do ta kryejë pagesën pasi të kryhen të kompletohen informacionet.

“Natyrisht, nëse ne jemi të detyruar me kontratë t’i paguajmë ato atëherë natyrisht do t’i paguajmë. Ne jemi një klub i ndershëm”.

“Ne jemi ende në procesin e grumbullimit të informacionit dhe ky proces do të vazhdojë dhe kur të arrijmë një nivel kur kemi informacion të mjaftueshëm, unë jam i sigurt se do të ulemi me Nantes dhe të vazhdojmë përpara”, deklaroi drejtori i klubit anglez. /Telegrafi/