Cardi B reagon ndaj kritikëve të këngës “WAP”: Është për të rriturit

E publikuar: 27/08/2020 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cardi B ka reaguar ndaj kritikave lidhur me këngën e saj të re.

Me të publikuar kënga “WAP”, Cardi B ka pranuar komente të shumta negative, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

E gjithë kjo si pasojë e tekstit dhe skenave eksplicite. Lidhur me komentet negative ka reaguar së fundmi vetë Cardi e cila thotë se kënga është për të rritur.

“Njerëzit që i shqetëson kënga janë zakonisht konservatorë ose vërtet fetarë, njerëz fetarë të rremë. Jam rritur duke dëgjuar këtë lloj muzike, kështu që për njerëzit e tjerë mund të jetë e çuditshme dhe vulgare, por për mua është pothuajse me të vërtetë normale”, u shpreh ajo, transmeton Daily Mail.

Reperja, 27 vjeçare, publikoi “WAP” në fillim të këtij muaji dhe debutoi në Nr.1 në Billboard Hot 100, derisa u cilësua si femra që theu rekord me këngën e renditur në vendin e parë në Billboard Hot 100.