Capital T : “Shihemi në 2030”

E publikuar: 05/01/2020 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi i njohur Capital T ka vendosur të falenderoj fansat ne një postim në instagram teksa ai ka treguar të gjitha projektet dhe këngët gjatë kësaj dekade.

Trimi i njohur ndryshe me emrin e skenes si Capital T hyri në industrinë e musizkes në vitin 2008 me këngën ‘Shopping’ së bashku me reperin 2po2, i cili është njëhkohsisht dhe daja i tij.

Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm i reperit ishte kënga ‘Shume nalt’ që përveq 2po2 përfshinte edhe Dafina Zeqirin, e cila po ashtu sapo kishte filluar karrieren e saj.

Image result for capital t dafina zeqiri shum nalt

Mirëpo Capital arriti të marrë vëmendjen më të madhe nga të rinjtë pas daljes së këngeve ‘Ma e mira’ dhe u ‘U Bo Von’ të viteve 2010 dhe 2011.

Pas një pauze Capital u kthy në estraden shqiptare me lasnimin e albumit ‘Slumdog Millionare’ ne vitin 2015 me hitet ‘Pare Pare’ dhe ‘Hitman’. Duke fituar më pas cmimin për videon më të mirë në Top Music Awards 2016.

Image result for slumdog millionaire capital t

Në vitin 2017 Capital lansoi mixtape ‘Winter is Here’ me labelin e tij Authentic Entertaiment.Këngët më të sukseshme nga projekti ishin ‘Yoko Ono’ me artistin Majk ,’Numra’ me Mc Kreshen dhe ‘Pse po ma lun lojen’.

Reperi ka vendosur pas suksesit të tij ta vecojë këtë dekadë si dekada Kapo.Sipas videos dhe falenderimit qe ai ka vendosur ne llogarin e tij ne instagram.

Kapo pritet se shpejti të lansoj albumin e te tij ri titulli i te cilit është ‘Skulpturë’.