Capital T në videoklipin e ri ka shkelur ligjin zviceran (Video)

E publikuar: 27/01/2017 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në videon e reperit kosovar “Capital T” paraqitet një helmetë e Ushtrisë së Zvicrës. sipas përgjegjësve të kësaj ushtrie, përdorimi i helmetës nuk është i lej

uar.“C`est la guerre” quhet videoja më e re muzikore e reperit kosovar Capital T., e krijuar në bashkëpunim me reperët nga Gjeneva, Macro dhe DJ Nika.

Në klip bëhet fjalë para së gjithash për ndeja, argëtim, edhe pse nga titulli mund të mendohet për diçka tjetër (C`est la guerre do të thotë “Kjo është lufta”), transmeton albinfo.ch. Por, ajo që është interesante në këtë rast është se nga minuta 2.34 e video paraqitet një helmetë të cilën e njohin të gjithë ata që kanë shërbyer ose shërbejnë në armatën e Zvicrës.

I pyetur nga gazeta, këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i ushtrisë, Mirco Baumann. “Ka shumë mundësi që fjala të jetë për helmetën 04 të Armatës Zvicerane, për më tepër pasi që mbulesa e helmetës duket edhe shenja origjinale e gradës. Kjo gradë i takon rreshterit”.

Më tutje Baumann ka thënë se pjesët e uniformës ashtu sikurse edhe e gjithë uniforma, parimisht mund të përdoren vetëm për qëllime shërbimi në ushtro. “Helmeta ashtu sikurse edhe uniforma ushtarake janë shprehje të sovranitetit shtetëror. Ai që bart helmetën ose uniformën e tërë, përfaqëson ushtrinë. Andaj bartja e papautorizuar e tyre është e ndaluar”.