Capello: Pres finale të ekuilibruar

E publikuar: 03/06/2015 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello mendon se nuk ka favoritë në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet të shtunën në Berlin mes Juventusi dhe Barcelonës.

“Gjasat e të dyja ekipeve për të triumfuar në Ligën e Kampionëve janë 50 me 50’, ka deklaruar Capello.

“Juventusi do të mbrohet mirë, edhe pse ka humbur një lojtarë të rëndësishëm si Andrea Barzagli. Ata nuk do të ndalen lehtë, kështu që do të jetë lojë e ekuilibruar. Barcelona teknikisht është më e mirë dhe më e fortë si ekip, por duhet të kenë kujdes nga kundërsulmet e Juventusit”, përfundoi Capello