Capello: Po të isha te Real Madridi do të nënshkruaja me Mauro Icardin

E publikuar: 16/10/2018 07:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish trajneri i Real Madridit dhe Juventusit, Fabio Capello, ka thënë se po të ishte te Los Blancos, ai menjëherë do të nënshkruante me sulmuesin e Interit, Mauro Icardin për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Icardi i cili u formua si futboll në Akademinë e Barcelonës, La Masia, ka luajtur për Interin që nga viti 2013 dhe ishte dy herë golashënues më i mirë i Serie A.

Ai ishte më i miri në vitet 2014/15 (22 gola) dhe në 2017/18 (29 gola) .

“Icardi? Unë jam tifoz i tij”.

“Ai është një specialist në zonën e penalltisë, ashtu siç ishte Cristiano Ronaldo, dhe nëse gjuan tre topa në atë zonë, ai i godet të tre”.

“Nëse do të isha te Real Madridi, do ta nënshkruaja menjëherë me të”.

Capello foli edhe për Gonzalo Higuainin, pasi në fundjavë zhvillohet Derbi Madonina.

Trajneri italian ka punuar me ‘Pipita’ në vitin 2007 në Real Madrid dhe thotë se cilësitë të mëdha njerëzore’ përveç atyre teknike.

“Ai kishte cilësi të madhe për të gjetur gjithmonë golin. Kjo do të thotë se ai kishte koordinim, mentalitet dhe aftësi teknike”.

“Tani ai është përmirësuar edhe më shumë, sepse ai merr pjesë në aksion, dhe duke luajtur në Evropë e ka ndihmuar atë”.

“Ai është një person shumë interesant në nivel njerëzor dhe ai gjithmonë ka qenë një djalë i mirë”.

Capello ka folur edhe për luftën për titull në Serie A, duke e parë Juven si favorit absolut.

“Nuk e shoh si mund të humbasë Juventusi  titullin, sepse ata kanë treguar forcë, bindje, pothuajse arrogancë ndaj rivalëve dhe unë i shoh ata si ultra favorit”, ka thënë Capello për Radio Rai. /Telegrafi/