Çanta e çuditshme që ngjanë me barkun e lëshuar (Foto)

E publikuar: 20/09/2017 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë ata që duan të kenë një bark të fryrë dhe të lëshuar, por pa ngrënë ushqime të tepërta, tani mund ta kenë çantën që duket sikur bark.

Imazhet e shpërndara në internet, tregojnë format e ndryshme të mbajtëses, që kanë të vizatuar kërthizën dhe qimet, njëjtë sikurse kjo pjesë e trupit që për shumicën është e padëshiruar, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kanë pamje të pazakontë, fotografitë kanë marrë shumë pëlqime, teksa shikuesit kërkuan të kenë një të tillë.

Por, nuk bëhet e ditur se si mund të porositet, apo sa kushton për ta blerë. /Telegrafi/