Candreva: Po punoj për krosime

E publikuar: 12/10/2017 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anësori i Interit, Antonio Candreva, thotë se ai do të punojë që të përmirësojë krosimet.

Reprezentuesi italian, ishte vërshëlluar në pushimin e kombëtareve, por ai ka shënuar golin fitues në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

“Ndoshta mendoni se jam i pikëlluar, por jam shumë i gëzuar për golin e nuk merrem me kritika fare”.

“Unë do të përmirësohem në krosime edhe më shumë, ndodh ndonjëherë shkojnë shumë lart”.

“Po përmirësohemi dhe bashkë me Icardin po punojmë në stërvitje”, potencoi Candreva.

Interi takohet me Milanin të dielën mbrëma.

Për këtë duel janë shitur të gjitha biletat dhe Interi pritet të përfitojë 4.5 milionë euro vetëm nga biletat e shitura. /Telegrafi/