Candreva drejt Fiorentinës, Chiesa në Inter

E publikuar: 23/05/2018 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afati kalimtar i verës duket se do të jetë tejet i nxehtë për skuadrat italiane.

Antonio Candreva raportohet se mund të hapë rrugën për Federico Chiesan në Inter.

Sipas Gazzetta dello Sport, Candreva është një nga lojtarët që Nerazzurët nuk po llogarisin më shërbimet e tij dhe po përpiqen që ta shfrytëzojnë si karrem për klubet e interesuara.

Gazeta shpjegon se zikaltërit kanë identifikuar katër lojtarët që potencialisht mund të transferohen gjatë afatit kalimtar të verës.

Antonio Candreva (Getty Images)

Simone Verdi i Bolognas, dyshja e Sassuolos – Domenico Berardi dhe Matteo Politano, janë ndër lojtarët që po interesohet skuadra që ka siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, mesfushori i Fiorentinës duket se është opsioni i tyre i preferuar, ku kinezët do të duhet të ndajnë 50-60 milionë euro për transferimin e lojtarit gjersa Inter do të ofrojë një shumë të parave dhe shërbimet e Candrevas.

Theksojmë se sezonin që lamë pas, 20-vjeçari shënoi gjashtë gola dhe i ndihmoi bashkëlojtarët në nëntë raste prej 36 paraqitje në Serie A, ndërsa Candreva dështoi të regjistrojë një gol të vetëm gjersa asistoi vetëm njëherë. /Telegrafi/