Cana ikën zyrtarisht nga Nantes

E publikuar: 25/08/2016 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrugët e Lorik Canës dhe Nantes ndahen tanimë edhe zyrtarisht. Nëpërmjet një komunikate për shtyp klubi francez ka konfirmuar atë që ishte bërë e ditur që më parë nga Supersport, divorcin me kapitenin e Kombëtares, duke bërë të ditur se Cana zgjodhi t’i jepte fund kontratës së tij me Nantën e cila skadonte verën e ardhshme, pas një viti në klubin e “kanarinave”. Tashmë me “divorcin” me Nantes të zyrtarizuar mbetet për tu parë se cila do të jetë zgjidhja e Canës për të ardhmen. Me lamtumirën nga Kombëtarja që mbetet vetëm për tu zyrtarizuar pas një kurorëzimi të një karriere të gjatë dhe të pasur me pjesëmarrjen në Euro 2016 si kapiten i Shqipërisë, Loriku këtë verë ka shijuar së bashku me familjen padyshim pushimet më të gjata që kur nisi futbollin profesionist dhe është ende pa një skuadër. Pas vetëm pak ditësh Lorik Cana, si një ikonë e Kombëtares dhe një ndër personat më përafqësues të ngjyrave kuqezi, do të jetë prezent si i ftuar nga Selia e Shenjtë në eventin e madh të Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet në Vatikan.