Cana dhe Cisse e fillojnë derbin francez mes Marseille dhe PSG-së

E publikuar: 23/10/2017 03:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ende pa filluar supersfida e kësaj jave në Francë, Marseille – PSG, ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme për tifozët e këtyre skuadrave dhe veçanërisht për shqiptarët.

Kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana bashkë me Cisse ka shkelmuar topin e parë përpara nisjes së takimit.

Cana dhe Cisse në kohën kur luanin për Marseillen

Gjakovari Cana kujtojmë ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, fillimisht te PSG-ja e më pas tek ekipi i kërkuar gjithmonë prej tij, Marseja.

Kjo ka qenë një gjest mirënjohjeje dhe ceremoni lamtumire për ish-kapitenin e Marseilles, futbollistin ikonë të Kombëtares shqiptare, i cili luajti ndeshjen e fundit në karrierë pikërisht në Francë, gjatë Evropianit 2016.

Ndërsa lamtumirën zyrtare në Shqipëri e dha ditën e ndeshjes mes Italisë dhe kuqezinjve në “Loro Boriçi”. /TCh/