Can jashtë ekipit, Bernardeschi rikthehet

E publikuar: 01/12/2018 05:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkundër faktit se Massimiliano Allegri ka aluduar në rikthim të Emre Canit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Tekniku juventin ka konfirmuar se Emre Can nuk do të jetë në skuadër të Bianconerëve për ndeshjen ndaj Fiorentinas.

Foto: Juventus/Twitter

Reprezentuesi gjerman nuk ka luajtur nga 13 tetori kur ai ka startuar për Gjermaninë në humbjen ndaj Holandës pasi u operua.

Allegri ka thënë në konferencën për shtyp para ndeshjes se Can mund të kthehet për ndeshjen që zhvillohet të shtunën, por ai nuk gjendet në listën e plotë të skuadrës, duke mos udhëtuar fare me ekipin.

Alex Sandro dhe Sami Khedira po ashtu janë jashtë ekipit të lënduar, por Federico Bernardeschi është rikthyer në skuadër për t’u përballur me ish ekipin e tij.

Juventusi i shkon Fiorentinas të shtunën nga ora 18:00.

Skuadra e Juventusit për Fiorentinan: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Matuidi, Barzagli, Cuadrado, Mandzukic, Kean, Bonucci, Cancelo, Pinsoglio, Perin, Rugani, Bentancur, Bernardeschi, Spinazzola