Çamçakëzin që i mbeti në hundë e nxori me teshtimë (Video)

E publikuar: 05/03/2018 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vogëlushja ka mbetur e habitur, kur teshtiu dhe nxori çamçakëzin që i kishte mbetur në hundë.

Makena trevjeçare, është filmuar nga babai Joshua Kreager, pasi kishte bërë një veprim të pazakontë, që i shkaktonte mundim në frymëmarrje, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, ajo teshtiu dhe nxori pjesën e mbetur, që nuk po mund ta largonte duke fryrë.

Ngjarja që është filmuar në Karolinën e Veriut, është pëlqyer shumë dhe menjëherë nisi të shpërndahet nga shfrytëzuesit e rrjeteve sociale. /Telegrafi/