Callejon mund të largohet nga Napoli, Milani alternativë

E publikuar: 18/07/2018 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Callejon mund të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës.

Kjo pasi spanjolli nuk mendon se do të përshtatet me sistemin e Carlo Ancelottit te napolitanët.

Napoli është duke punuar në qendrën stërvitore Dimaro-Folgarida dhe CalcioMercato.com tashmë ka vërejtur disa ndryshime.

Trajneri i ri është duke punuar në formacionin 4-3-2-1 ‘pema e Krishtlindjeve’, ku Lorenzo Insigne dhe Daniele Verde do të ndihmojnë Roberto Inglese.

Ndërsa Dries Mertens dhe Arkadiusz Milik do fillojnë të stërvitjen në këtë sistem posa të kthehen nga pushimet e Botërorit, pra në këtë sistem loje nuk ka vend për Callejon.

Sipas burimit të lartpërmendur, ideja për t’iu bashkuar Milanit tani është rikthyer dhe është mjaft reale.

Callejon në sezonin e fundit ka shënuar 10 gola në 38 ndeshje. /Telegrafi/