Calhanoglu drejt largimit, mbërrin oferta e parë për turkun nga Schalke

E publikuar: 01/12/2018 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hakan Calhanoglu duket se do të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori turk nuk po arrin dot të ambientohet me futbollin italian dhe ka kërkuar rikthimin në Bundesliga.

Milani është gati ta shesë lojtarin, por nuk po e lë të largohet nën shumën e 25 milionë eurove.

Mediat gjermane kanë raportuar se Rossonerët kanë marrë tanimë ofertën e parë nga Schalke.

(Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Klubi gjerman ka dërguar ofertë prej 18 milionë eurove në drejtim të Milanit për turkun.

Kjo ofertë nuk do të pranohet nga Milani, por bisedimet mes dy klubeve do të vazhdojnë.

Milani po këmbëngul që të marrë ofertën prej 25 milionë eurove.

Për këtë Rossonerët po presin edhe klubin tjetër gjerman RB Leipzig të dërgojë ofertë.

Calhanoglu më parë ka luajtur për Bayer Leverkusenin dhe Hamburgun në Bundesliga. /Telegrafi/