Caktohet lokacioni për memorialin përkujtimor për ushtarët e KFOR-it

E publikuar: 15/01/2016 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbledhja e asamblesë komunale të Prishtinës Mbledhja e asamblesë komunale të Prishtinës
Komuna e Prishtinës sot ka mbajtur mbledhjen urgjente e cila u bë për shkak të kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga që i ka bërë komunës së Prishtinës për vendosjen e një lokacioni për vendosjen e një memoriali përkujtimor kushtuar ushtarëve sllovakë të KFOR-it.
Kjo kërkesë u përkrah nga të gjitha partitë dhe unanimisht u miratua kërkesa e presidentes Jahjaga e që u caktua që memoriali të ngritet në parkun e qytetit.
Në këtë mbledhje pati kërkesa nga partitë që të jepen edhe arsyetime lidhur me vendosjen dhe emrat e ushtarëve në pllakën përkujtimore.