Caktohet data dhe koha e zhvillimit të Superkupës së Italisë

E publikuar: 05/12/2018 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë është caktuar data dhe koha e zhvillimit të ndeshjes së Superkupës së Italisë.

Juventusi dhe Milani janë dy skuadrat italiane, të cilat këtë vit do të konkurrojnë për trofeun e Superkupës.

Ndeshja do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në stadiumin “King Abdullah Sports City” në qytetin Gedda më 16 janar.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:30 me kohën lokale në Arabinë Saudite (në orën 18:30 me kohën tonë).

Jventusi luan në këtë ndeshje si kampion i Serie A dhe si fitues i Kupës së Italisë nga sezoni i kaluar.

Nga ana tjetër, Milani ishte finalist i Coppa Italia në edicionin e kaluar, ashtu që do ta ketë mundësinë që të luajë përsëri me Zonjën e Vjetër për trofe.

Në vitin e kaluar Superkupën e Italisë e fitoi Lazio që më 13 gusht 2017 në Romë e mposhti Juventusin me rezultat 3-2. /Telegrafi/