Caktohen ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kombeve, Zvicra luan ndaj Portugalisë, Anglia përballë Holandës

E publikuar: 03/12/2018 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liga e Kombeve ishte një garë e re e krijuar nga UEFA për Kombëtaret evropiane.

Të ndara në katër Liga nga A deri në D, të gjitha shtetet evropiane morën pjesë në këtë garë.

Nga Liga A, fituesit e grupeve ishin Zvicra, Holanda, Anglia dhe Portugalia që do të përballen në gjysmëfinale.

Sot janë caktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste të Ligës A.

Zvicra e shqiptarëve do të përballet me Portugalinë, shtet në të cilin do të mbahen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

Në anën tjetër gjysmëfinalja tjetër do të luhet mes Anglisë dhe Holandës.

Gjysmëfinalet do të luhen më 5 dhe 6 qershor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/