Cakolli: Qeverisja e Ahmetit e ndërtuar mbi mashtrime, hajni e nepotizëm (Foto)

E publikuar: 31/07/2017 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i PDK-së për degën në Prishtinë, Bujar Cakolli ka vazhduar me akuzat kundrejt kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Cakolli thotë se koncepti i qeverisjes së Ahmetit është ndërtuar mbi mashtrime, hajni e nepotizëm.

Shkrimi i plotë i Cakollit:

Edhe hajn edhe rrenc!

Historia e “rrëshqitjes” morale të Shpend Ahmetit nuk është e re, nga koha kur është zgjedhur kryetar i Prishtinës, gjithë koncepti i tij qeverisës është ndërtuar mbi mashtrime, hajni, nepotizëm dhe çka jo tjetër! Nuk fillon e mbaron as me punësime familjare e partiake, as me jahtin, e as me dhënie te tenderëve miqëve të tij!

I vendosur në shërbim të rrjetit kriminal të Vetëvendosjes, duke mos pasur asnjë argument që e dëshmon të kundërtën, Shpend Ahmeti gjithmonë fshihet pas përmendjes së “padive”, duke shpresuar se kështu mund të vazhdojë ta fsheh edhe ndonjë ditë të vërtetën prej publikut.

Kjo rishfaq pamoralitetin e skajshëm politik të tij që qëllim të vetëm ka keqpërdorimin e pushtetit dhe degradimin e tij, në shërbim të kastës së vet, ashtu siç e bëri këto katër vite.

T