Cakaj: I falënderoj krerët e partive për marrëveshjen e unitetit për Preshevën

E publikuar: 18/01/2020 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka falënderuar të gjithë krerët e partive politike shqiptare për marrëveshjen e unitetit për Luginën e Preshevës.

“Pas një pune të pakursyer e plot vullnet për të bërë më të mirën për Luginën e Preshevës, iu detyrohem edhe një falënderim të gjithë krerëve të partive politike që u bënë pjesë e marrëveshjes së unitetit, Shaip Kamberit, Sami Salihut, Shqiprim Musliut e, veçanërisht, Shqiprim Arifit, i cili gjatë gjithë procesit ka shfaqur jo vetëm një vullnet të madh për të bashkuar politikisht Luginën, por edhe gatishmëri për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

.