Çahet toka në Kinë, gëlltit katër vetura (Video)

E publikuar: 22/05/2016 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë përdorur vinç për të tërhequr katër makina, të cilat po sa t’i shiqoni në videon e publikuar më poshtë, do mendoni që i gëlltiti toka.

Këto vetura u fundosën si pasojë e hapjes së një vrime në rrugë,  papritur përgjatë disa momenteve, njofton Klan Kosova.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Ruijin, të provincës Jiangxi në Kinë në mëngjesin e së shtunës.

Si pasojë e shembjes së rrugës duke pasuar edhe me një vrimë gjigante, askush nuk është lënduar përpos dëmeve materiale të cilat janë shkaktuar.

Ndërkohë sipas raportimeve bëhet e ditur që hetimet kanë filluar për të zbuluar arsyet e rrëshqitjes së tokës në këtë mënyrë të papritur, njofton Klan Kosova.