Cafu: Vinicius Jr mund ta zëvendësojë Ronaldon te Real Madridi

E publikuar: 15/11/2018 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vinicius Junior mund të ndjekë trashëgiminë e Cristiano Ronaldos në Real Madrid, sipas legjendës braziliane Cafu.

Ish-mbrojtësi legjendar brazilian ka shprehur shqetësimin për potencialin e bashkatdhetarit të tij 18-vjeçar, duke besuar se ai mund të startojë për Madridin në vitet e ardhshme.

“Vinicius nuk është një yll në Real Madrid në këtë moment, por ai do të jetë së shpejti”, ka thënë fillimisht Cafu për Fox Sports Mexico.

“Askush nuk mund ta zëvendësojë me të vërtetë Cristiano Ronaldon, sepse ai ishte unik, një fitues, i cili krijoi një trashëgimi të jashtëzakonshme të suksesit në klub”.

“Por ajo që unë shoh te Vinicius është e veçantë gjithashtu, besoj se ai është kandidati më i mirë në futboll për të zëvendësuar Cristianon dhe për të pushtuar botën me Madridin”.

“Duhet të ketë shumë durim nga të tjerët dhe shumë punë të madhe”.

“Vinicius do të triumfojë në Real Madrid, por ai nuk është akoma një yll. Ai nuk mund të krahasohet tani me Cristiano Ronaldon. Cristiano është Cristiano, me të gjithë historinë që ai ka në Real Madrid. Ai pushtoi gjithçka atje”.

“Vinicius ka gjithçka duhet për të ndjekë hapat e tij. Ai mund të jetë Cristiano i ri, por ai duhet të derdh shumë djersë që kjo të ndodhë “, përfundoi braziliani. /Telegrafi/