Byroja e Sigurimeve në kontroll të Akan Ismailit e Bujar Musës (DOKUMENTE)

30.09.2016 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Byroja e Sigurimeve në kontroll të Akan Ismailit e Bujar Musës (DOKUMENTE)

Dy pronaret e kompanisë së sigurimeve “Scardian”, Akan Ismaili dhe Bujar Musa, kanë marrë nën kontroll të plotë Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), pasi që para pakë ditësh në krye të kësaj Organizate Jo Qeveritare e cila qarkullon dhjetëra miliona euro brenda vitit është emëruar miku i tyre i kamotshëm Blerim Pushkolli.

Lidhjet pronareve të “Scardianme Pushkollin janë të vjetra. Ai ka shërbyer 7 vite me radhe si drejtor Financiar në kompaninë “IPKO”, ku deri vonë kanë qenë aksionar Akan Ismaili e Bujar Musa. Pasi dyshja i kanë shitur aksionet kompanisë sllovene, mikun e vjetër, Pushkollin e kanë marrë në kompaninë e tyre të sigurimeve “Scardian” duke e bërë drejtor të kompanisë.

Pas kësaj pozite, me përkrahjen e këtyre dy të fundit dhe me bekimin e Gani Thaçit, vëllait të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Pushkolli do ta ketë timonin e Byrosë, Institucion ky i cili menaxhon të gjitha mjetet e shitjes së policave kufitare nëpër gjithë pikat kufitare të Horoskopi sot flet për dashurinë, ja çfarë ju thotë Kosovës.

Bazuar në dokumentet e siguruara nga “INFOKUSI”, por edhe nga raportimet e mediave tjera shihet shumë qartë se Pushkolli erdhi në ketë pozitë, ndonëse gjatë emërimit të tij u shkel edhe statusi i Byrosë, pasi që ky nuk i morri votat e mjaftueshme ashtu siç është e paraparë.

Portali INFOKUSI ka bërë përpjekje të marr prononcim edhe nga pronaret e kompanisë “Scardian” por ka qenë e pamundur pasi përmes numrit zyrtar të telefonit të kompanisë na është thënë se nuk mund të transferohet lidhja të shefat dhe as nuk guxojnë t’i japin numrat e tyre. Është premtuar se do të njoftohen dhe do të na lajmërojnë por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
scardian-akan-ismaili

 

Pacolli një herë e paditi, pastaj e lavdëron
Për zgjedhjen e Pushkollit në krye të BKS-së, Kompania e sigurimeve “Siguria” e cila drejtohet nga Rrahim Pacolli  më 19 shtator të këtij viti ushtroj padi ndaj BRK-së të sigurimeve për shkelje gjatë zgjedhjes së procesit të drejtorit. Por, të martën (sot) a e uron dhe vlerëson lartë Pushkollin.

“Sot me dt: 19.09.2016 në emër të kompanisë së sigurimeve ‘Siguria’ kam ushtruar padi kundër Byros Kosovare të Sigurimeve, respektivisht kundër vendimit me nr. 1300/16 të dt:07.09.2016, ku me anë të këtij vendimi, kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të BKS-së ka tentuar në mënyrë antistatutare dhe në kundërshtim më ligjet e aplikueshme të emëroj Drejtorin Ekzekutiv të BKS-së. Padinë i kam dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti për çështje Administrative, më kërkesën për pezullimin dhe anulimin e këtij vendimi të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e  përfaqësuesit të kësaj kompanie Abduselam Shkodra.

rrahim-pacolli

Por, sot vetë Pacolli në profilin e tij në Facebook e ka uruar dhe vlerësuar lartë figurën e Pushkollit, ku për zgjedhjen e tij atij ditë më parë ka ushtruar padi.

“Dr. Blerim Pushkolli, me përvojë të gjerë në menaxhim të biznesit dhe zhvillimit strategjik, menaxhimin financiar dhe kontrollin e të gjitha aktiviteteve të biznesit, me ekspertizë në menaxhimin e suksesshëm të projekteve, planifikim të biznesit dhe zhvillim të sistemeve të reja dhe operacioneve ekzistuese. Gjatë dy dekadave të fundit, ai ka punuar me një rrjet të gjerë të kompanive në industri të ndryshme. Më shumë se vit ishte Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë së Sigurimeve ”Scardian”, shtatë vjet ai shërbeu si Drejtor Financiar në IPKO Telecommunications. Rreth gjashtë vjet ishte si Shef Kontabiliteti, Menaxher i ERP-së dhe Menaxher i Kontrollit dhe Planit të Biznesit në PTK. Mandej rreth 2 vite ka menaxhuar financat për CRS, Oxfam International – Novib, etj.

Poashtu ka qenë i angazhuar ne disa projekte tjera brenda dhe jashtë vendit. Dr. Pushkolli është diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ai ka përfunduar MBA në Financa në Universitet të Sheffield-it, dhe ka përfunduar me sukses te veçantë studimet e doktoraturës në Financa në Universitetin SMC në Zvicër. Temën e Doktoraturës e ka mbrojtur në SHBA. Përveç kësaj, ai fitoi Diplomë në Menaxhim Strategjik dhe Lidership nga “Chartered Management Institute” në Mbretërinë e Bashkuar- CMI Niveli 7. Nga “International Academy of Busines and Financial Management” ka marrë titullin si Certified Financial Modeler. Përveç kësaj, Dr. Pushkolli është Auditor i Licencuar dhe Kontabilist i Çertifikuar nga SHKÇAK. Angazhimi i tij në BKS besojmë që do të avansojë proceset dhe ngritë imazhin e institucionit brenda dhe jashtë vendit” ka shkruar Pacolli në profiling e tij zyrtarë në Facebook

Pushkolli formoi Komisionin
Para pakë ditësh gazeta “Zëri” ka raportuar se Blerim Pushkolli, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), më 14 korrik të këtij viti formoi Komisionin për zgjedhjen e drejtorit të ri të BKS-së. Mirëpo, në këtë konkurs kishte aplikuar edhe vetë Pushkolli. Për Auditorin e Brendshëm një veprim i tillë paraqet konflikt interesi. Në atë kohë, procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri është parë si i manipulim edhe nga ana e auditorit të brendshëm, por edhe përkudnër raporteve për shkelje, procesi për zgjedhjen e Pushkollit në këtë pozitë nuk u ndal hiç.

bks

 

Gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nga auditori i brendshëm i BKS-së është parë si i manipuluar.

“Vendimi për formimin e Komisionit për kryerjen e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor ekzekutiv është nënshkruar nga kryesuesi i Asamblesë së BKS-së, Blerim Pushkolli, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.07.2016. Propozimi nga ana e Komisionit për kandidatin e lartpërmendur paraqet konflikt interesi, pasi që vota e kryesuesit të Asamblesë Pushkollit në mbledhjen ku është votuar për formimin e Komisionit, i cili ka pasur detyrë të përzgjedhë kandidatët e mundshëm për votim në Asamble të Përgjithshme të Byrosë për drejtor ekzekutiv, implikon konflikt interesi – ushtrim të ndikimit të drejtpërdrejtë te anëtarët e Komisionit, favorizon kandidatin Blerim Pushkolli”, thuhet në raportin e auditorit të cilin e ka publikuar gazeta ditë më parë. Por përkundër kësaj asambleja dhe më pas BQK-ja kanë aprovuar zgjedhjen e tij në këtë pozitë. /INFOKUSI.COM

scardian-bujar-musa-akan-ismaili

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hernandez, fitues i zgjedhjeve të debatueshme në Honduras

Hernandez, fitues i zgjedhjeve të debatueshme në Honduras

Presidenti i Perusë pranon se ka marrë ryshfet

Presidenti i Perusë pranon se ka marrë ryshfet

Qeveria i kërkon BE-së fleksibilitet rreth demarkacionit

Qeveria i kërkon BE-së fleksibilitet rreth demarkacionit

AAK: Në demokraci vendosin qytetarët, jo tavolinat politike të KQZ-së e Gjykatave

AAK: Në demokraci vendosin qytetarët, jo tavolinat politike të KQZ-së e Gjykatave

Kryesia mblidhet nesër, vendos për seancën ku Thaçi i adresohet deputetëve

Kryesia mblidhet nesër, vendos për seancën ku Thaçi i adresohet deputetëve

Kosova dhe BERZH-i nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë në vlerë 71 milionë euro

Kosova dhe BERZH-i nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë në vlerë 71 milionë euro

Ministrja Reshitaj priti në takim Gabriele Wagner nga zyra e GIZ-it në Sarajevë

Ministrja Reshitaj priti në takim Gabriele Wagner nga zyra e GIZ-it në Sarajevë

Daka për Istogun: Nuk kemi pasur asnjëherë kësi rezultati

Daka për Istogun: Nuk kemi pasur asnjëherë kësi rezultati

Rrënohet shtëpia e familjes Myftiu, monument që mbrohej me ligj

Rrënohet shtëpia e familjes Myftiu, monument që mbrohej me ligj

Me 14 vota diferencë, Haki Rugova e fiton Istogun

Me 14 vota diferencë, Haki Rugova e fiton Istogun

Ukrainasit nxisin krizë shëndetësore për shkak të dyshimit ndaj vaksinave

Ukrainasit nxisin krizë shëndetësore për shkak të dyshimit ndaj vaksinave

AKP vazhdon me shitjen e aseteve, aprovon 24 milionë euro për kreditorët

AKP vazhdon me shitjen e aseteve, aprovon 24 milionë euro për kreditorët

Lladrovci takoi Ambasadorin Bimo në Vjenë

Lladrovci takoi Ambasadorin Bimo në Vjenë

Haziri bën homazhe para bustit të Esat Berishës në 73 –vjetorin e ekzekutimit pa gjyq

Haziri bën homazhe para bustit të Esat Berishës në 73 –vjetorin e ekzekutimit pa gjyq

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për tentim-vrasjen e Mimoza Kusarit

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për tentim-vrasjen e Mimoza Kusarit

Rihapet gjykimi në rastin e të akuzuarve për vrasjen e policit Shemsi Gashi

Rihapet gjykimi në rastin e të akuzuarve për vrasjen e policit Shemsi Gashi