Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

12.07.2019 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale te presidenti Stevo Pendarovski, ka theksuar se do të angazhohet për luftimin e korrupsionit përmes përforcimit të kapaciteteve të institucioneve të shtetit.

“Do të angazhohem në avancimin e stabilitetit përmes institucioneve të fuqishme dhe mbështetjen e përpjekjeve të Qeverisë suaj në luftën kundër korrupsionit dhe përforcimit të sundimit të ligjit, promovimin e prosperitetit nëpërmjet ndihmës dhe partneritetit në sektorin privat dhe përforcimin e sigurisë përmes partneritetit në lëmin e mbrojtjes”, ka theksuar Byrnes.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare theksojnë se SHBA-ja paraqet boshtin kryesor që ka shtyrë dhe vazhdon t’i shtyjë para proceset për integrimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat euroatlantike, si dhe proceset për reformimin e institucioneve të shtetit.

Nikolla Dujovski, analist politik, si kthesë vendimtare për vendin, e sheh njohjen e Maqedonisë së Veriut me emrin kushtues që në kohën e presidentit Xhorxh Bush i Riu, ndihmën e SHBA-së në menaxhimin e konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2001, si dhe ndihmën që ka dhënë ambasadori amerikan, Xhejs Bejli, në zgjidhjen e krizës politike pas shpërthimit të aferës së përgjimeve.

“Duhet theksuar rolin aktiv që kishte ambasadori paraprak i SHBA-së, Xhejs Bejli, në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoninë e veriut gjatë vitit 2015. Askush nuk duhet të vë në dyshim mbështetjen e fuqishme miqësore që merr Maqedonia e Veriut nga SHBA-ja”.

“Pres që edhe ambasadorja e re amerikane të jetë aktive sikurse edhe ambasadori paraprak duke e intensifikuar marrëdhëniet bilaterale. Ja një sinjal për këtë është dhe fakti se më shpejt se sa ishin pritjet ka ecur procesi për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”, thekson Dujovski.

Ndërkaq, Mersel Billalli thotë se mbështetja e SHBA-së do të jetë edhe më e rëndësishme tani pavarësisht se vendi tashmë për disa muaj duhet të jetë pjesë e strukturave të Aleancës Veri-Atlantike , veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të shtetit.

“Pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, e cila procedurë është nga fundi dhe pak a shumë pas stabilizimit në aspektin e sigurisë së rajonit, mendoj se SHBA-ja do të shkojë në forcimin e marrëdhënieve në aspektin ekonomik, lidhjet ushtarake dhe më shumë segmente të tjera”.

“Tani vijon një fazë e re ku më nuk trajtohen çështjet e sigurisë , ekzistencës së shtetit, por çështjet e zhvillimit, afërsisë , integrimeve dhe definimit të politikave të përbashkëta dhe strategjive të përbashkëta mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut”, vlerëson Bilalli.

Ndryshe, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Byrnes, është një diplomate karriere, e cila ka qenë e angazhuar në detyrë si zëvendës-shefe e misionit amerikan në Athinë, ndërsa paraprakisht ishte përfaqësuese e përhershme e misionit amerikan të OSBE-së në Vjenë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale