Bylbyl Sokoli: Japonezët gjithmonë luajnë futboll të hapur dhe kjo i kushtoi me humbje

E publikuar: 02/07/2018 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Belgjika është plasuar në çerekfinale të botërorit për kombëtaret që po zhvillohet në shtetin rus.

Belgët nuk lejuan të befasohet nga Japonia, të cilët pësuan humbje me rezultat 3-2, megjithëse kishin epërsi prej dy golave.

Bylbyl Sokoli, trajneri shqiptar, ka folur treguar arsyen se pse japonezët nuk arritën të triumfonin kundër “Djajve të Kuq”.

“Japonezët lejuan që belgët të luajnë pas rezultatit 2-0, ku Belgjika ka lojtarë më cilësor. Unë kam nxjerrë formacionin e Japonisë kur ishin në avantazh të dy golave për të parë se ku luajnë këta futbollistë dhe pashë që tre prej tyre luajnë në Bundesliga, dy në kampionatin spanjoll, një në Ligën premier, Galatasaray, Marseillie dhe kampionatin vendas”.

“Janë lojtarë mesatar, por kanë ekip të fuqishëm dhe mënyra e lojës ishte specifike pasi që vazhdimisht kërkojnë të luajnë futboll dhe njëjtën kohë lejojnë kundërshtarët të luajnë dhe kjo i kushtoi me humbje. Japonezët luajtën pas epërsisë sikur një ‘fighthers’ që është mjaft i fuqishëm krahas juve që jeni të dobët dhe ra në nokdaun”, tha ndër të tjerash trajneri i Llapit.

Belgjika në ndeshjen e ardhshme për një biletë për në gjysmëfinale do të takohet me kombëtaren e Brazilit.

Brazilianët theksojmë se pa shumë probleme kanë triumfuar kundër Meksikës me rezultat 2-0. /Telegrafi/