Bylbyl Sokoli e sheh Kroacinë lartë, ndërsa Bekim Isufi si të pa forcë

E publikuar: 04/07/2018 03:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bylbyl Sokoli dhe Bekim Isufi kanë folur për ndeshjen Kroaci – Rusi.

Sipas trajnerit Sokoli, Kroacia do të kalojë tutje nga kjo ndeshje,

“Rusia do të luajë njëjtë, do të pres dhe do ta tentojë kundërsulmin. Rusët janë të mobilizuar”.

“Unë besoj në karakterin e kroatëve, të cilët janë të mobilizuar në të gjitha sferat. Jam i sigurt që kroatët do të kalojnë”, deklaroi Sokoli.

Në anën tjetër Isufi thotë se Kroacia ka shkuar mjaft deri  këtu dhe nuk ka forcë për më shumë.

“Rusia e ka përparësi vendasin, ndërsa grupi individual i kroatëve. Kroacia nuk ka më shumë se çfarë të pretendojnë”, tha Isufi.

Ky ndërhyri prapë Sokoli që tregoi edhe një herë besimin që ka për Kroacinë.

“Kroacia qëndron statistikisht  mirë me lojë disiplinore si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kemi të bëjmë me një ekip kandidat”, ka deklaruar Sokoli.  /Telegrafi/