Bylbyl Sokoli e mbron portierin Muslera që gaboi te goli i dytë ndaj Francës

E publikuar: 07/07/2018 02:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri dhe analisti Bylbyl Sokoli ka folur për ndeshjen Francën – Uruguai në emisionin Dueli Botëror.

Francezët e fituan ndeshjen 2-0 me nga një gol të shënuar në secilën pjesën.

Por goli i dytë i Francës ishte gabim i madh i portierit Fernando Muslera, ndërsa trajneri Sokoli i ka dal në krah portierit për gabimin.

“Sot kam parë akuza se portieri nuk është në formë dhe gjëra të tilla. Gazetarët në konferencë kanë pyetur se a është portieri fajtor, por unë besoj që kjo i ndodh çdo portieri”.

“Nuk duhet të fajësohet për këto momente, janë gjëra që ndodhi”, ka deklaruar ai.

Ishte Antoine Griezmann ai që shënoi nga gabimi i Musleras. /Telegrafi/