Buzhala: Rama po inspirohet nga Putini

E publikuar: 12/12/2018 08:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Berat Buzhala në profilin e tij në facebook  po vazhdon të jep opinione  për situatën në Shqiperi duke e vlersuar edhe Edi Ramën  dhe të bëmat e tij inspirim nga Vladimir Putin.

Në pesë a gjashtë vjetët e tij në pushtet, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sa herë që e ka pasur punën pisk, qoftë me mediat, qoftë me opozitën, e ka futur dorën në xhep dhe u ka dhënë zgjidhje problemeve. Nëse nuk ka arritur ta zgjidhë një problem me lekë, e ka zgjidhur atë me më shumë lekë. Herë e ka blerë opozitën, herë e ka përçarë atë, por e rëndësishme për të ka qenë që e ka degraduar. Të njëjtën metodologji e ka përdorur edhe për televizionet. Tri a katër të mëdhatë i ka mbajtur nën kontroll, kurse me mediat e vogla është tallur.

Këto taktika, përpara tij, i ka aplikuar me plot sukses Recep Taip Erdogan, referenca kryesore politike e Ramës, ose edhe miku i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiq. Në një formë ose në një tjetër, sipas të njëjtës logjikë po qëndron në pushtet edhe Viktor Orban në Hungari, me partinë e tij Fidesz, ose edhe pak më tutje Partia për Ligj dhe Drejtësi në Poloni.

Sigurisht që inspirim kryesor për të gjithë këta “dua-të-jemi-diktatorë” është udhëheqësi i rus Vladimir Putin.