Buxhovi: Thaçi i papërgjegjshëm e ka sjellë sovranitetin e Kosovës në diskutim

E publikuar: 11/06/2020 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Historiani Jusuf Buxhovi ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për papërgjegshmëri dhe tha se është ai që e ka sjellë sovranitetin e Kosovës në diskutim.

Ai po thotë se përveç politikanëve shqiptarë që e bënë temë çështjen e ndarjes së Kosovës, aleatët nuk kanë thënë asnjëherë se Kosova duhet të ndahet, njofton Klan Kosova.

“Kjo që po flitet kjo është një temë nga një klasë e papërgjegjshme. Kosova është krijuar në sajë të lidhjes së Prizrenit dhe gjithë atyre zhvillimeve dhe shteti i Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarëve. Është raciste të thuhet se fuqitë e mëdha ishin kundër shqiptar. Shteti i Kosovës është rezultat i fuqive të mëdha që i kanë ndihmuar kauzës së saj”.

“Kjo çështje është më shumë çështje e shpifur nga klasa politike që nuk kanë qenë në gjendje ta çojë tranzicionin përpara, por për ta kapur shtetin. Shteti i Kosovës nuk është i rrezikuar, por është i pranuar ndërkombëtarisht dhe këtu s’ka dilema. Por, këto i ka sjellë klasa politike, sjelljet e presidentit të papërgjegjshme politikisht sepse ka hyrë në një proces të degradimit të Kosovës për arsye që i di ai. SHBA s’ka kërkuar asnjëherë shkëmbim apo copëtim”.

“Thaçi e ka hapur këtë temë. Janë shumë argumente, por pavarësisht kësaj ka faj edhe klasa politike që është sjellë me papërgjegjshmëri në kohën kur presidenti e ka vu në temë”.

Buxhovi tha se tri qeveritë e mëhershme kanë rënë për këtë arsye dhe tha se do të bie edhe kjo aktualja nëse nuk është në përputhje me gjeostrategjinë amerikane.