Buxheti për ndërtimin e rrugëve

24.12.2016 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Buxheti për ndërtimin e rrugëve

Buxheti i Kosovës për vitin 2017, i cili kap shifrën e mbi dy miliardë euro, është buxheti më i lartë që nga paslufta në Kosovë.

Top-prioriteti i Qeverisë së Kosovës në përcaktimin e politikave buxhetore edhe për vitin 2017 sikurse viteve të kaluara, ka mbetur ndërtimi i autostradave dhe asfaltimi i rrugëve.

Prej 2 miliardë eurosh të planifikuara, 700 milionë euro janë parashikuar të shkojnë ne investime kapitale, që është rreth 50 për qind më shumë se që ka pasur në këtë vit.

Në infrastrukturë, do të vazhdon financimi i autostradës Prishtinë-Han i Elezit në nivele më të larta se fillimisht. Në buxhetin e vitit 2017 po ashtu është planifikuar fillimi i autostradës për Gjilan.

Po ashtu është ndarë buxhet adekuat për rrugët rajonale për Mitrovicë, Pejë, për rrugën Komoran-Drenas-Skenderaj, për Podujevë dhe rrugë tjera të rëndësisë nacionale.

Ndërkohë, për ndërtimin e rrugëve të reja, janë ndarë 16 milionë euro me mbi 90 projekte që lidhin fshatrat dhe regjionet anembanë Kosovës.

Orientimi i mjeteve të buxhetit të Kosovës për vitin 2017 nuk është parë si i mënyra më e mirë e mundshme, për ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve.

Ismail Kastrati ekspert i çështjeve ekonomike i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vlera prej dy miliardë eurosh është premtuese, sikur mjetet e buxhetit të orientoheshin në sektorë që nxisin zhvillim ekonomik.

“Unë mendoj se është pozitive që do të jetë një pjesë e mirë e buxhetit në investime, por investimet tonë me vite të tëra po shkojnë në asfalt dhe më pak në sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, thekson ai.

Njohësit e çështjeve ekonomike, ndërkaq thonë se buxhetit i është bërë fryrje artificiale.

Ata thonë se mbi 2 miliardë euro të buxhetit nuk janë para që vinë vetëm nga të hyrat nga doganat apo arkëtimi i TVSH-së apo tatimeve tjera, por një pjesë e buxhetit e cila është kredi.

Bazuar në vlerësimet e Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës, rritja ekonomike për vitin 2017 pritet të arrijë në mbi 4.4 për qind.

Sidoqoftë, profesori i ekonomisë Berim Ramosaj në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se ky buxheti i ndërtuar në këtë mënyrë nuk reflekton qëndrueshmëri.

“Planifikimi i buxhetit që të kalon mbi dy miliardë euro është artificialisht i ndërtuar dhe nuk ka qëndrueshmëri pasi që nuk ka ndryshime esenciale nga periudhat e kaluara. Qeveria ka planifikuara të hyra qoftë nga obligacionet e shitura, qoftë nga kreditë e marrë nga institucionet financiare ndërkombëtar siç është FMN, pra nuk është fjala për ndryshime esenciale dhe se ky buxhet nuk garanton qëndrueshmëri të zhvillimit”, thotë Ramosaj.

Përfaqësuesit të cilët mbrojnë interesat e bizneseve në Kosovë, ndërkaq, thonë se për vite më radhë buxhetit të Kosovës i është bërë orientimi jo i duhur.

Investimet në projektet ku kryesisht kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve në Kosovë nga përfaqësues të biznesit vlerësohen si të nevojshme, por, investimet më të nevojshme janë në ngritjen e ekonomisë së vendit përmes projekteve që zhvillojnë sektorin privat.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini thotë për Radion Evropa e Lirë se buxheti për vitin 2017 do të duhej të orientohej më shumë në zhvillimin e sektorit të prodhimtarisë.

“Parashikimet e qeverisë për një buxhet prej 2 miliardë eurosh shpresojmë të mos të jetë barrë e presionit të bizneseve dhe qytetarëve për taksa, por të jetë një përparësi që do t’i jepet luftës kundër informalitetit”, thekson Shahini.

Për, ekspertin e ekonomisë Ismail Kastrati, Qeveria e Kosovës do të duhej t’i orientonte mjetet në sektorin e energjisë.

“Para siç gjithash mjetet do të duhet të orientohen në energjetikë . PO e shohim se kemi problem të mëdha energjetike, kapitet që i kemi janë vjetruar dhe po e ndotin ambientin. Kosova e re e cila po zhargitet dhe nuk po i shihet fundi, andaj do të ishte mirë që Kosova të orientohet në investime në energjetikë të krijojë një bazë të fuqishme energjetike e cila do të siguronte tërheqjen e investitorëve nga jashtë”, thekson ai.

Kritik në orientimin e mjeteve të buxhetit të vitit 2017, në ditën kur është miratuar ky buxhet në Kuvendin e Kosovës, ishin shprehur edhe grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe partitë në opozitë.(REL)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com
Kush e ndali trenin?
artikull i sponzorizuar


Isufi: Edhe me Serbinë do të kemi probleme me demarkacion

Isufi: Edhe me Serbinë do të kemi probleme me demarkacion

‘Kosova është pion që Putini do ta sakrifikojë’ (Foto)

‘Kosova është pion që Putini do ta sakrifikojë’ (Foto)

Në QKUK më shumë të shëndoshë, sesa të sëmurë (VIDEO)

Në QKUK më shumë të shëndoshë, sesa të sëmurë (VIDEO)

Familja e katër dëshmorëve nga Prizreni, tregon se si u mashtrua për një vend të punës

Familja e katër dëshmorëve nga Prizreni, tregon se si u mashtrua për një vend të punës

Trump me urdhër ekzekutiv për tërheqje nga një marrëveshje e tregtisë

Trump me urdhër ekzekutiv për tërheqje nga një marrëveshje e tregtisë

Kosova asnjë helikopter, Serbia prinë në rajon me 61 helikopterë

Kosova asnjë helikopter, Serbia prinë në rajon me 61 helikopterë

Greqi: Ushtarët me origjinë shqiptare rrezikojnë 7 vite burg për shkak të ‘shqiponjës’ (Video)

Greqi: Ushtarët me origjinë shqiptare rrezikojnë 7 vite burg për shkak të ‘shqiponjës’ (Video)

Dinari valuta e dytë në Kosovë (Video)

Dinari valuta e dytë në Kosovë (Video)

Kapitulli i fundit i dialogut deri në njohje reciproke

Kapitulli i fundit i dialogut deri në njohje reciproke

Komisioni për matjen e territorit, i gatshëm të nisë punën edhe pa opozitën

Komisioni për matjen e territorit, i gatshëm të nisë punën edhe pa opozitën

Vdekja e 27-vjeçares në Gjinekologji: Familja kërkon ekspertizë të re (Video)

Vdekja e 27-vjeçares në Gjinekologji: Familja kërkon ekspertizë të re (Video)

Në pritje të ndarjes së 20 përqindëshit

Në pritje të ndarjes së 20 përqindëshit

Limaj: Thaçi dhe Mustafa do të takohen me projektuesit e gjenocidit në Kosovë

Limaj: Thaçi dhe Mustafa do të takohen me projektuesit e gjenocidit në Kosovë

Aktakuzë për marrje të ryshfetit

Aktakuzë për marrje të ryshfetit

Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

Shqiptaro-amerikania që tërhoqi vëmendjen e presidentit Donald Trump

Shqiptaro-amerikania që tërhoqi vëmendjen e presidentit Donald Trump