Buxheti, demokratët sfidojnë Trumpin për t’i dhënë fund bllokadës

04.01.2019 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Buxheti, demokratët sfidojnë Trumpin për t’i dhënë fund bllokadës

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, e kontrolluar tashmë nga demokratët, ka votuar për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, por lëvizja ka shumë gjasa të bllokohet nga presidenti Trump.

Ky i fundit ka thënë se do të refuzojë çdo masë që nuk përfshin financimin për murin e propozuar prej tij në kufirin me Meksikën.

Kryetarja e re e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se asnjë financim për murin nuk është i disponueshëm. Senati i kontrolluar nga republikanët, ndërkohë, mund të mos e votojë legjislacionin.

Kreu i shumicës atje, Mitch McConnell tha se republikanët nuk do të mbështesin masat që vet Trump nuk i mbështet dhe e quajtën lëvizjen e demokratëve, një lëvizje të pamenduar.

Legjislacioni i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve do të financonte operacionet e sigurisë në vend, deri më 8 shkurt, e disa agjenci të tjera deri në shtator. Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane nisi kur Kongresi dhe presidenti Trump nuk arritën një marrëveshje mbi projektbuxhetin në dhjetor.

Republikanët e Trumpit e kanë miratuar një ligj fillestar të buxhetit, që përfshin edhe 5 miliardë dollarë për ndërtimin e murit, kur kishin ende shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por ata nuk mundën të merrnin 60 votat e nevojshme në Senatin me 100 vende, ku vet ata kanë shumicën.

Demokratët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit dhe përfaqësuesit e rinj bënë betimin të enjten. Tani pritet që presidenti të rifillojë bisedimet për buxhetin me udhëheqësit demokratë dhe republikanë, gjatë ditës./TopChanel

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Buxheti, demokratët sfidojnë Trumpin për t’i dhënë fund bllokadës

Buxheti, demokratët sfidojnë Trumpin për t’i dhënë fund bllokadës

Qeveria, pa vendim për dorëheqjet e kryetarëve veriorë

Qeveria, pa vendim për dorëheqjet e kryetarëve veriorë

Kryen doktoratë për drejtësi në Amerikë, Kosova nuk ia njeh diplomën

Kryen doktoratë për drejtësi në Amerikë, Kosova nuk ia njeh diplomën

‘Unaza e Çeliktë’, shkatërroi rrjetin e grabitësve në Kosovë

‘Unaza e Çeliktë’, shkatërroi rrjetin e grabitësve në Kosovë

Uta Ibrahimi merr lajmin më të bukur në jetën e saj

Uta Ibrahimi merr lajmin më të bukur në jetën e saj

Bërnabiqi kërkon vazhdim të dialogut me “krahinën serbe, Kosovën e Metohinë”

Bërnabiqi kërkon vazhdim të dialogut me “krahinën serbe, Kosovën e Metohinë”

Haradinaj: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të vendit

Haradinaj: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të vendit

Kërcënimet nga Specialja

Kërcënimet nga Specialja

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian bën homazhe tek varri i Adem Jasharit

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian bën homazhe tek varri i Adem Jasharit

Mustafa përkujton Kolonel Tahir Zemajn

Mustafa përkujton Kolonel Tahir Zemajn

Muzeu Kombëtar i Kosovës, dy dekada në pritje të laboratorit

Muzeu Kombëtar i Kosovës, dy dekada në pritje të laboratorit

Pacientët në Kosovë përpijnë gozhda, mjekët tregojnë rastet specifike që i trajtuan

Pacientët në Kosovë përpijnë gozhda, mjekët tregojnë rastet specifike që i trajtuan

Minatorët e “Trepçës” në grevë

Minatorët e “Trepçës” në grevë

16 vjet nga vrasja e Tahir Zemajt

16 vjet nga vrasja e Tahir Zemajt

Kërkesat e ndërkombëtarëve nuk e kthejnë LDK-në në dialog

Kërkesat e ndërkombëtarëve nuk e kthejnë LDK-në në dialog

Mungesë shkëmbimi informatash mes Delegacionit dhe presidentit

Mungesë shkëmbimi informatash mes Delegacionit dhe presidentit