Butrint Imeri – artisti që rrëmbeu zemrat e vajzave me stilin e tij

E publikuar: 07/11/2018 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Butrint Imeri tash e një kohë ka rrëmbyer zemrat e gjithë publikut, posaqërisht vajzave me paraqitjet e tij atraktive dhe stilin unik që ka.
Që nga fillimi i karrierës ka mbledhur një numër të madh të fansave të cilët e ndjekin në çdo hap që bën ai, shkruan lajmi.net

Edhe pse nuk ka kohë të gjatë që është prezent në skenën muzikore, Imeri ka sjell një sërë projektesh të pëlqyera.

Ai numëron miliona klikime në kanalin zyrtar, Youtube por nuk ka dyshim se në rrjetet sociale është më i ndjekur.

Në atë Instagram ka mbi 600 mijë ndjekës, ku edhe merr komente nga më të ndryshmet dhe tejet pozitive.

Imazhet e tij janë me plot stil e që e pasqyrojnë më së miri jetën luksoze të këngëtarit, Imeri.

Momentalisht, Butrinti është artisti që ka rrëmbyer zemrat e vajzave shqiptare.