Butragueno: Ndeshje e vështirë ndaj Juventusit, ata e kanë karakterin dhe guximin që të kualifikohen

E publikuar: 16/03/2018 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, Emilio Butragueno, ka folur pas shortit për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Shorti i Ligës së Kampionëve ka parë që Real Madridi të ndeshet me një rival të njohur evropian të tyre, Juventusin, të cilët Butragueno i cilëson si kundërshtar të vështirë.

“Do të jetë e vështirë. Juventusi vjen nga një ndeshje ku u rikthye kundër Tottenhamit, ku skuadra angleze ishte superiore për shumicën në atë shorte”, ka thënë fillimisht Butragueno.

“Ata e kanë karakterin dhe guximin që të kualifikohen. Kjo thotë shumë për ta, për natyrën konkurruese dhe mentalitetin e tyre fitues”.

“Kemi luajtur finalen kundër tyre vitin e kaluar dhe ne e njohim njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur”.

“Ne i besojmë lojtarëve tanë dhe lojtarët tanë kanë treguar edhe një herë ndaj PSG-së atë që ata janë të aftë”.

“Ne jemi të ngazëllyer dhe të respektuar ndaj Juventusit, të cilët janë një ekip i rrezikshëm me lojtarë të talentuar. Ne do të duhet të jemi në më të mirën. Do të jetë një përballje shumë e ngushtë dhe do të duhet të luajmë dy ndeshje fantastike”.

“Në teori, duke luajtur ndeshjen e dytë në shtëpi duket të jetë një avantazh, por kundër PSG-së kemi luajtur në Bernabeu të parën dhe u kualifikuam. Gjëja e rëndësishme është që ne të bëjmë të duhurën dhe ne kemi vënë në dy ndeshjet shfaqje të mëdha”, përfundoi drejtuesi i Realit. /Telegrafi/